Vuante nga depresioni, gazetarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 25 August 2017
Gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj, ditën e djeshme i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
Kjo ngjarje e rëndë u raportua në Policinë e Tiranës rreth orës 17:10 nga familjarët e 46-vjeçares Canaj, të cilët e raportuan rastin si vetëvrasje.
Nga ana tjetër, burime nga Policia thanë se, nga hetimet paraprake, dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit.
Arlinda Canaj ishte gazetarja kryesore e portalit “Konica.al”, ndërsa ndër vite ka punuar në disa media të njohura.
Canaj ishte e divorcuar, nënë e dy vajzave, njëra prej të cilave lajmëroi edhe për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Më pas edhe media ku ajo punonte, “Konica.al”, ka njoftuar për ndarjen e saj nga jeta.
“Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e ‘Konica.al’ ka vdekur sot papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër, veçse një shaka tragjike.
Një gazetare themeluese e ‘Konica.al’, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë, ka humbur jetën sot papritmas.
Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerëzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën!
Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!”.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 19:30, mjekët lajmëruan se shtetasja Arlinda Canaj ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.
Nga hetimet e kryera është më- suar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. /albeu.com/
Të tjera
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...