Lajme

Vuan nga një sëmundje e rëndë, 25 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 09 January 2022

Shukri Gashi, 25-vjeçar nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i duhet ndihma e qytetarëve për të ju nënshtruar një operimi në Turqi.

Për shërimin e tij, nevojiten gjithsej 42 mijë euro, të cilat familja nuk mund ti perballojë shumën andaj familja e tij, kërkon ndihmën e qytetarëve.

Familjarëve thanë për Klankosova.tv se ata kanë arritur të i grumbullojnë 12 mijë euro dhe nevojiten edhe 30 mijë të tjera për ta arritur shumën e nevojshme për shërim.

-Advertisement-

Sipas tyre ata kanë kërkuar ndihmë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë por se nga MSH-ja iu kanë thënë se për personat mbi moshën 18 vjeçare jepet vetëm 30 përqind e shumës.

Bashkangjitur gjeni të dhënat e nevojshme për rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera