Lajme

Vritet shqiptari 29 vjeçar në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 13 May 2023

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një plantacion marijuhane në Spanjë.

Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë një sherr, që ka nisur për jo më shumë se 5 euro, por që i mori jetën.

E gjithë ngjarja është zbuluar këtë të shtunë, ndërsa hetimet  e policisë atje kanë nisur që më 4 mars, kur i riu shqiptar u raportua i zhdukur.

-Advertisement-

Në një shtëpi ku kultivohej marijuanë në Can Fornaca,  policia gjeti dhe arrestoi një spanjoll 52-vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e ka fshehur në pyll./T Ch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera