Lajme

Vritet pronari i “Selo Tours” dhe plagoset bagjanaku i tij, në Novi Pazar

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 01 October 2020

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur ka vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Indeksonline mëson se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur bagjanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera