Lajme

Vritet një oficer i Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 19 November 2018

Halit Zhdrella toger i policisë së Kosovës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Për vrasjen e tij është arrestuar një 31 vjeçar, edhe pse ajo po konsiderohet si aksidentale, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Penuh të Podujevës.

-Advertisement-

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën H. Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili  nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar T. Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njotimin e policisë.

Policia gjithashtu thekson se hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera