Lajme

Vritet një ari në Brezovicë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 25 May 2023

Sot në mëngjes, është vrarë një ari në Brezovicë, nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar “Gjueti e paligjshme”.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacinit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që qonë tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të  masat e nevojshme  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligshme”. Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri””, deklaroi Veseli për Infokus./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy