Lajme

Vritet një 36 vjeçar në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 03 January 2018

Policia e Kosovës njofton se sot reth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan –Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Viktima e këtij rasti M. O. 36 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.

-Advertisement-

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë. Shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë:

Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe

një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera