Sport

Vritet në fushën e golfit kampionia e Europës, arrestohet 22-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 18 September 2018

Një 22-vjeçar është akuzuar për vrasjen e lojtares spanjolle Celia Barquin Arozamena, e cila u gjet e vdekur në një fushë golfi.

Celia Barquin Arozamena, gjithashtu 22-vjeçe, fitoi kampionatin European “Ladies Amateur” në korrik dhe ishte atlete kryesor e studentëve në Universitetin Shtetëror Iowa.Barquin u gjet e vdekur nga policia në një fushën e golfit Coldëater Golf Links. Hetimet zbuluan se 22-vjeçarja kishte vdekur për shkak të plagëve të marra.

Kolin Daniel Richards, gjithashtu 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e saj është arrestuar nga policia dhe po merret ne pyetje për të zbardhur rrethanat e krimit që i mori jetën kampines së Europës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera