Lajme

Vritet me thikë 67-vjeçari në Fier

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 11 June 2022

Një person u gjet i vrarë mëngjesi e së shtunës në fshatin Mbrostar-Ura të Fierit. P.Gj ishte në ruajtje të disa serave të kultivuara me perime në këtë fshat dhe është gjetur i pajetë rreth orës 6:40 nga banorët e tjerë.

Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës dyshohet se ai është vrarë me një thikë, pasi ka në trup disa plagë të shkaktuara nga një mjet prerës.

Burimet thanë se kabina ku roja qëndronte ishte e pajisur me kamera të sigurisë dhe meqenëse trupi i pajetë u gjet jashtë saj, hetuesit kanë shpresë që pamjet do t’i ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

-Advertisement-

Viktima është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli dhe rezulton se edhe më parë ka qenë objekt i një sulmi me thikë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Korrikun e 2018, kur 67-vjeçari u sulmua me thikë nga një person teksa ishte duke pirë kafe në një lokal, por në atë kohë ai i shpëtoi plagëve të marra, ndërsa autori u arrestua.

Gjithsesi grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e vrasjes së P. Gj nuk ka arritur të zbulojë ende lidhje mes dy ngjarjeve, teksa nuk përjashton pistën se vrasja mund të ketë qenë pasojë e një tentative grabitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera