Lajme

Vritet lideri i grupit terrorist në Filipine

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 29 April 2017

Një komandant i grupit militant islamik, i njohur për rrëmbimin e të huajve, u vra në një përplasje me trupat qeveritare në Filipine.

“Lideri i grupit terrorist Abu Sayyaf, Alhabsi Misaya, u vra të premten pas një shkëmbimi zjarri me ushtarët në qytetin Indanan, në ishullin Jolo, 1000 kilometra në jug të Manilës”, njoftoi gjenerali Eduardo Ano.

“Komandanti ekstremist i Abu Sayyaf që u vra nga trupat e njësive detare, konsiderohet si një nga rrëmbyesit më famëkeq në Filipinet jugore”, theksoi Ano.

-Advertisement-

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet nuk do të japin detaje të mëtejshme për incidentin, pasi kjo mund të rrezikonte operacionet pasuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera