Lajme

“Vritet komandanti i ushtrisë ruse në betejë”, thotë Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 08 March 2022

Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë gjatë luftimeve pranë Kharkiv, sipas shërbimit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas një deklarate nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendës komandant i parë i Ushtrisë së 41-të të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, shkruan BBC.

Një numër oficerësh të lartë të ushtrisë ruse u vranë dhe u plagosën gjithashtu, thuhet sipas tyre.

-Advertisement-

Inteligjenca ukrainase thotë se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri. Ai mori një medalje “për kthimin e Krimesë”.

Zyrtarët ukrainas postuan në Twitter një foto të dikujt që ata thanë se ishte Gerasimov, me fjalën “Likuiduar” me shkronja të kuqe në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera