Lajme

Vritet fëmija i 15-të nga 56 të Osama bin Laden, konfirmohet edhe nga Trump

Autori: Halil Berisha 17:29 | 14 September 2019

Ashtu sikur babai i tij, Osama bin Laden, edhe djali Hamza bin Laden është vrarë.

E të dy, nga një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta inFokus.

Në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “Hamza bin Laden, anëtari i rangut të lartë të al-Kaidës dhe djali i Osama bin Ladën është vrarë në një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin Afganistan / Pakistan”.

-Advertisement-

“Vdekja e Hamza bin Laden jo veç që e privon al-Kaidën nga aftësia e rëndësishme drejtuese dhe lidhjeje simbolike me babanë e tij, por zvogëlon edhe aktivitete të rëndësishme operative të grupit, Hamza bin Laden ishte përgjegjës për një numër të madh të planifikimeve e trajnimeve të grupeve të ndryshme terroriste”.

“New York Times”, raportoi se kishte folur me dy zyrtarë që konfirmuan vdekjen e tij dhe thanë që SHBA ka luajtur rol në operacion, por që nuk ishte e qartë se si, e që në atë kohë Presidenti Trump nuk ksihte pranuar ta komentoj.

Hamza besohet të ishte rreth 30 vjeç dhe është fëmija i 15-të i 56-të fëmijëve të Osama bin Laden. Ky i fundit, si drejtues i al-Kaidës, u vra nga një basitsje e forcave speciale amerikane në vitin 2011.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera