Lajme

Vritet me çifte 79-vjeçari në banesë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 01 Qershor 2017

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në prën 9 e 30 në Borsh të Himarës.

Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, njoftohemi se në Borsh të Himarës ka ndodhur një vrasje !

Sapo është marrë njoftimi, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.

Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale. /albeu.com/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy