Lajme

Vriten gjashtë civilë në sulmet ruse në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 17 June 2023

Katër persona u vranë kur një raketë kundërtank e Rusisë goditi një makinë civile në rajonin e Harkivit më 17 qershor, tha guvernatori Oleh Synyehubov. Ky incident ndodhi në fshatin Hurviv Kozaçok, që gjendet rreth një kilometër nga kufiri rus.

Në rajonin jugor të Hersonit, dy persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse gjatë ditës së kaluar, tha guvernatori Oleksandr Prokudin më 17 qershor.

Qyteti i Hersonit është goditur nga 44 granatime ruse, tha Prokudin, duke shtuar se forcat ruse kanë shënjestruar lagjet e banuara, shkollat dhe institucionet administrative si dhe një qendër komerciale.

-Advertisement-

Forcat ruse kanë grasatuar qytetin Nikopol në rajonin jugor të Dnipropetrovskit, duke goditur shtëpitë private, qendrat komerciale, linjat e furnizimit, tha kreu i këshillit rajonal, Mykola Lukashuk.

Në rajonin lindor të Donjeckut, qyteti Vuledar është sulmuar 20 herë me artileri nga rusët, tha guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ka pasur një përpjekje për sulm me raketë në rajonin e Kievit, por forcat ukrainase kanë arritur ta zmbrapsin këtë sulm.

Në fushëbetejë, sipas Shtabit të Përgjithshëm, luftimet po vazhdojnë në Donjeck përreth qytetit të Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, ku janë zhvilluar 36 beteja në 24 orët e fundit.

/Top Channel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera