Lajme

Vriten dy palestinezë gjatë një operacioni të Izraelit në Bregun Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 13 May 2023

Ushtria izraelite bastisi kampin e refugjatëve Balata në qytetin verior të Nablusit, duke vrarë dy palestinezë.

Në atë që shënon ndërhyrjen e fundit policore izraelite ndaj militantëve të dyshuar, u plagosën tre palestinezë.

Operacioni i fundit i forcave izraelit riktheu vemendjen në konfliktin në Bregun Perëndimor, që për një kohë të gjatë ka qenë qendër e përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite.

-Advertisement-

Sipas dëshmitarëve, dy personat e vrarë nuk ishin objektiv i operacionit policor, por ishin mes protestuesve që hodhën gurë dhe ekspoziv në drejtim të trupave izraelite.

Ushtria e Izraelit ende nuk ka bërë asnjë koment për incidentin.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, të paktën 111 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit, së paku gjysma e tyre të lidhur me grupet militante. Gjatë së njëjtës periudhë, 20 persona janë vrare gjatë sulmeve palestineze ndaj izraelitëve/VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera