Lajme

Vriten 64 luftëtarë të regjimit dhe të ISIS-it në Siri

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 30 August 2017

Luftime të dhunshme në provincën siriane të Rakës shkaktuan 64 të vrarë në radhët e luftëtarëve të regjimit dhe të grupit të Shtetit Islamik në 24 orë, raportoi sot Observatori sirian për të drejtat e Njeriut (OSDH).

Këto konfrontime u shënuan ndërsa ushtria siriane po përpiqet të avancojë në provincën Raka për të mbërritur në atë fqinjë të Deir Ezzor (lindje), provinca e fundit nën kontrollin e ISIS-it në Siri.

Konfrontimet e dhunshme kanë regjistruar që nga e marta në mëngjes 38 të vdekur nga palaxhihadiste dhe 26 nga ana e trupave të regjimit, sipas OSDH që zotëron një rrjet të gjerë burimesh në të gjithë Sirinë.

-Advertisement-

Kjo e çon në 145 bilancin e të vdekurve nga të dyja palët në gjashtë ditët e fundit në luftimet që po zhvillohen në fshatrat përgjatë brigjeve të Eufratit, në lindje të provincës Raka, në afërsi të provincës së Deir Ezzor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera