Lajme

Vriten 2 myslimanë në Indi për shkak të “lopëve të shenjta”

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 01 Maj 2017

olicia në Indi njofton se dy burra myslimanë janë vrarë nga një grup, i cili i kishte akuzuar ata për tentim vjedhje të lopëve për t’i prerë.

Vrasja e tyre në shtetin verilindor të Assam është më e fundit në një seri sulmesh të ngjashme për të cilat fajësohet feja për shkak të trajtimit të lopëve, transmeton Express.

Besimtarët e fesë hindu në Indi i konsiderojnë lopët të shenjat dhe në disa shtete është e ndaluar vrasja e lopëve.

-Advertisement-

Në një raport, Human Rights Watch ka thënë se që prej majit 2015, të paktën 10 myslimanë janë vrarë për këtë çështje,

“Ata u ndoqën dhe u rrahën me shkopinj nga fshatarët, të cilët kanë pohuar se dy burrat myslimanë po tentonin t’i vidhnin lopët e tyre,” ka thënë zyrtari policor Debarja Upadhyay.

Ata kanë vdekur nga plagët në spital.

Dy persona janë ndaluar nga policia për këtë rast

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy