Lajme

Vriten 12 policë afganë në një sulm vetëvrasës

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 28 September 2017

Të paktën 12 policë afganë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në provincën jugore Kandahar, njofton një zyrtar qeveritar.

Zëdhënësi i qeverisë provinciale, Abdul Bari Baryalai, ka thënë se kamikazi e voziti automjetin e tij “Humvee” të mbushur plot me eksplozivë drejt e në pikën kontrolluese të policisë afgane në rrethinën Maruf, në kufi me Pakistanin, transmeton Express.

Sulmi, në njërën prej zonave qendrore të talibanëve, nënvizon kërcënimet me të cilat përballën forcat afgane të sigurisë, veçanërisht njësitë policore në vijë të frontit të betejës kundër kryengritësve të cilët e kontrollojnë apo e luftojnë 40 për qind të Afganistanit.

-Advertisement-

Incidenti erdhi në ditën e njëjtë kur militantët e sulmuan aeroportin e Kabulit teksa sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, po e vizitonte kryeqytetin afgan, shkruan Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera