Sport

Vrigil Van Dijk tregohet modest, kjo është deklarata e tij e fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 25 January 2020

Liverpooli është duke kaluar nëpër një formë që pak kush mund ta kishte menduar, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ nuk dinë për humbje në Premierligë këtë sezon, ndërsa nuk kanë pësuar disfatë në 40 ndeshje radhazi në ligë.

Fansat e shumtë nëpër botë kanë filluar të mendojnë së ky Liverpool është i pamposhtur dhe nuk ka skuadër që mund ti ndalë.

-Advertisement-

Por, kështu nuk mendon mbrojtësi i të kuqve, Virgil Van Dijk, i cili ka thënë se nuk ndihen të paprekshëm.

“Nuk ndihemi të paprekshëm. Nuk është diçka që e mendojmë. Kishte momente ndaj Ëolverhamptoni kur ndeshja mund të merrte kahje tjetër. Ata mund të shënonin golën e dytë dhe ta fitonin lojën. Gjërat janë mirë për momentin, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndryshojnë.”- është shprehur holandezi për mediat britanike.

Ndryshe, Liverpooli këtë sezon po kryeson bindshëm në Premierligë, ku pas 23 ndeshjeve të zhvilluara deri me tani ka arkëtuar plotë 67 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera