Lajme

Vret vëllanë – një muaj paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 21 October 2019

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të të pandehurit, A.M.,  me dyshimin e bazuar se ai kishte kryer veprën penale: “ Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragraf 1,  të KPRK-së.

“Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër. Po ashtu, ai më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajtur armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit, ndaj të të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30- ditësh dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga gjykata kompetente.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera