Auto&Tech

Vret mushkonjën dhe poston foton, Twitter i mbyll llogarinë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 01 September 2017

Një përdoruesi të Twitterit në Japoni i është ndaluar të përdorë rrjetin social pas ‘kërcënimit’ të bërë në drejtim të një mushkonje. Abuzimet me postimet në Twitter janë të palejueshme nga ky rrjet social që shumë shpesh ua bllokon llogarinë përdoruesve abuzues, por vendimi për t’i mbyllur llogarinë një djaloshi që kishte postuar foton e një mushkonjë të vrarë ka shkaktuar të qeshura në median sociale.

Gjithçka nisi më 20 gusht kur i riu, i bezdisur nga një mushkonjë, e vret e më pas poston foton në Twitter shoqëruar me tweet-in: “Kur do të heqësh dorë nga pickimet gjithmonë teksa jam duke pushuar e duke parë televizor. Vdis! (në fakt ke vdekur tashmë).

Pak më vonë, siç transmeton Shqip raportimet, ai mori një mesazh nga Twitter që i thoshte se llogaria e tij ishte bllokuar sepse ishte përdorur per te përçuar mesazhe kërcënuese dhe nuk mund të riaktivizohej.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera