Lajme

Vrau veten, ja cfarë i tha policja kolegut pak para vetëvrasjes

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 12 May 2017

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Durrës në Sukth ku një police vetëm 23-vjeçare vrau vetën me armën e shërbimit.

Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, pas verifikimit të celularit të saj.

Paranxhela Shahini i dha fund jetes në njërën prej dhomave të banesës së saj në Katund Sukth.

-Advertisement-

Policja 23-vjeçare duhej të paraqitej mëngjesin e dites se fundit te jetes në punë, por nuk shkoi.

Ajo ka telefonuar një nga kolegët e saj duke e lajmëruar se nuk mund të vinte. Sipas burimeve mesohet se ajo i ka thene kolegut te vet se nuk vinte dot ne pune, pasi ishte e sëmurë.

“Kemi nisur menjëherë hetimet për të mësuar shkakun se përse punonjësja e policisë është vetëvrarë.

Fatkeqësisht, motivi është pak vështirë për t’u zbuluar pasi familjarët dhe kolegët e saj thonë se s’kishte shfaqur probleme apo shqetësime. Ajo ka pasur diçka që e ka shtrënguar tytën e pistoletës në barkun e saj dhe ka qëlluar veten. Nuk kishte lënë asnjë shënim, të paktën gjatë kontrollit nuk konstatuam gjë”, shprehen burime nga grupi hetimor, shkruan Panorama.

Policia përjashton faktin që mund të kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, pasi e reja kishte vendosur tytën e pistoletës në bark, çka do të thotë se kemi të bëjmë me vetëvrasje të pastër, për arsye që mbeten ende enigmë.

Të afërmit e portretizojnë si një vajzë pak të mbyllur, por nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë problemi personal të saj.

“Ne fillimisht menduam se ishte ngjarje aksidentale, por policia thotë që është vetëvrarë. Duke mos pasur ndonjë indicie rreth motivit, mendojmë se mund të jetë vetëvrasje nga pakujdesia”,- shprehen të afërmit e efektives. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera