Lajme

Vrạu vëllain me thịkë, policia jep detajet e fundit, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 28 October 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person vrau vëllain e tij me thikë.

Sipas policisë rasti ka ndodhir rreth orës 20:30 në rrugën “Tirana” në Prishtinë, derisa ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Edhe vëllai tjetër ka marrë lëndime dhe është trajtuar në Klinikën e Emergjencës në QKUK, derisa drejtori i ëksaj Klinike, Naser Syla ka thënë se ai gjendet jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Tirana-Prishtinë, 27.10.2024-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport.

Derisa familja Myftari tashmë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit, i cili dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga vëllai i tij, Genti, mbrëmë te banesa e tyre në Prishtinë.

Regjisori Agon Myftari ka bërë të ditur lajmin tragjik dhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.

/Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera