Lajme

Vrau gruan e kërcënoi djemtë: Mos tregoni, do ju vras edhe juve

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 12 May 2017

Shkodrani 74- vjeçar Beqir Xhilaj ka kërcënuar me vdekje dy djemtë e tyre, të lindur nga martesat e mëparshme pas vrasjes së gruas së pestë.

Beqir Xhilaj u ka thënë dy djemve se do t’i vriste nëse tregonin ç’panë dhe i ka urdhëruar që të nxjerrin fjalë që 45-vjeçarja ishte vetëvrarë me çifte.

Ky është pretendimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me krimin brenda familjes Xhilaj në fshatin Guci të Re të Shkodrës, mbrëmjen e 7 majit, ku mbeti e vrarë Lumturie Xhilaj.

-Advertisement-

I moshuari Xhilaj u paraqit dje te Krimet e Rënda për caktimin e masës së sigurisë, ku këmbënguli se e shoqja kishte vrarë veten.

“Unë po pija kafe e raki me djalin që gruaja ka nga martesa e parë. Dëgjova krisma në dhomën tjetër dhe pashë që ajo kishte qëlluar veten”, ka pohuar ai në seancë.

Avokati i tij, Stefan Topalli, pretendoi se ka kundërthënie në deklarimet e personave të pyetur mbi ngjarjen dhe kërkoi një masë shtrënguese me afat 20-ditor, gjatë të cilit duhet të sqarohen rrethanat e ngjarjes, shkruan Panorama.

Përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi lënien në qeli të 74-vjeçarit. Sipas prokurorit, janë siguruar prova të mjaftueshme, që provojnë se ai është autor i vrasjes së bashkëshortes.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për të moshuarin për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera