“Vrasjet në Gllogjan, vrasjet e pasluftës, vjedhja e 2 milionëve”, përplasje në distancë mes Hikmete Bajramit dhe Imer Mushkolajt
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/imer-hykmete-780x439-11.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:44 | 29 November 2021
Replika e kundër replika nga distancë ka pasur mes deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami dhe analistit Imer Mushkolaj.
Një postim i deputetes së LDK-së në Facebook për vajosjet në Gllogjan ka nxitur reagimin e analistit i cili u pasua nga kundër reagimi i deputetes opozitare.
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami përmes një shënimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e saj që institucionet shtetërore nuk po munden të zbardhin rastin e vrasjes së tre personave në Deçan.
“Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët”, ka shkruar deputetja.
“Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç. 2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur”, kishte reaguar Mushkolaj.
Nuk kishte vonuar shumë dhe kishte ardhur replika e Bajramit.
Bajrami në reagimin e saj ndaj Mushkolajt ka thënë se është për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë bërë në të gjitha kohërat.
“z. Mushkolaj, unë s’kam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur. Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove. Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku. Drejtësia po e kryen punën e saj. Si në kohën time, si në kohën tënde, si në kohën e Qeverisë së tanishme, krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët të dënohen. Për secilin krim kurdo e kudo që ndodhë do të kërkoj të zbardhet. Sikurse edhe krimi në Gllogjan të Deçanit”, ka shkruar Bajrami.
Mushkolaj ka bërë kundër replikë, duke i kujtuar bajramit se vjedhja e 2 milionë eurove ka ndodhur në kohën kur kjo ishte ministër, derisa thotë se gjithmonë ka folur për vrasjet e pasluftës, derisa sipas tij “dikush këto vrasje i ka përdorur edhe për fushata elektorale”.
“Zonja Bajrami, se çfarë ka ndodhur dhe ç’po ndodh me procesin e 2.1 milionë eurove e di shumë mirë. Skandali ka ndodhur gjatë qeverisjes tuaj. Qytetarët presin që paratë e vjedhura të kthehen në buxhet deri në centin e fundit. Sa për vrasjet në Kosovë, që nga përfundimi i luftës deri tash, jam ndër ata që vazhdimisht, publikisht jam angazhuar për zbardhjen e tyre. Për fat të keq, ato vrasje dikush i ka përdorur edhe për fushata elektorale. Besoj e dini për kë e kam fjalën”, ka shkruar tutje Mushkolaj.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena1.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...