Lajme

Vrasjet e fundit në Serbi, ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës: Çka t’bojsh n’mal, e gjen n’shpi

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 05 May 2023

Ngjarje tronditëse kanë ndodhur ditëve të fundit në Beograd.

Një 14 vjeçar ka vrarë rojën e shkollës, mësuesin e historisë e 8 nxënës si dhe ka plagosur të tjerë, ndërsa sot 21 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në disa fshatra të Serbisë duke i lënë të vdekur 8 persona. Këto akte makbre janë dënuar nga akterë të ndryshëm, por ka pasur prej tyre që e kanë cilësuar si një “karma”, rikthim i asaj që dikur ke bërë.

I tillë është qëndrimi i ish-nënkryetares e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

-Advertisement-

Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar “Çka t’bojsh n’mal, e gjen n’shpi”, shkrim që lë të nënkuptosh që ka të bëjë me rastet e fundit në Serbi e gjenocidin e kryer nga paramilitarët serbe ndaj familjeve e fëmijëve shqiptarë nëpër malet e Kosovës.

Kujtojmë që gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera