Vrasje për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 21 February 2023
Në mungesë të të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve Orhan dhe Albert Ademaj, të cilët po akuzohen se kanë privuar nga jeta të ndjerin M.K tek “Tranziti i ri” në 2020-tën në Prizren.
Përfaqësuesi i të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj, avokat Sylë Hoxha tha se i dëmtuari Kurtishaj ka kërkuar që kjo seancë të mos mbahet pasi që të dëmtuarit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Në këtë rast, të akuzuarit Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se lënda është në Apel për vendosje të mëtutjeshme në bazë të ankesave të mbrojtësve të akuzuarve.
Gjithashtu, e njëjta ka njoftuar se nuk ka asnjë informacion sa i përket urdhëresës së lëshuar për ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Orhan Ademaj.
Gjykatësja Elezi tha se në mungesë të kushteve ligjore kjo seancë shtyhet, ndërsa seanca e caktuar më 22 shkurt 2023 anulohet.
Seancën e radhës për këtë rast e ka caktuar më 27 mars 2023.
Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.
Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.
Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.
Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.
Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.
Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.
Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm
Të tjera
-
Hykmete Bajrami: Donika Gërvalla dje e tha një të pavërtetë, nuk mu përgjigj në asnjë pyetje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar dekl...
-
Këta janë dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen në Gjilan
Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të...
-
Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më ç’njerëzore në Burgun e Prishtinës
Prishtinë-Dëshmitari Ramadan Nishori gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gj...
-
Tre fëmijë u gjetën të vdẹkur në Francë, nëna shpallet në kërkim
Një hetim për krimin e “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të b...
-
Lutfi Haziri i bindur: LDK nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Lutfi Haziri ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e p...
-
Del video e re e therjes me thịkë në Ferizaj (kujdes, pamje të rënda)
Klan Kosova ka publikuar një video ku shihet i dyshuari i therjes së katërfis...
-
Nga Asociacioni i komunave të Kosovës thonë se ndërtimet janë rritur, por shitjet kanë rënë deri në 60%
Edison Tërnava nga Asociacioni i komunave të Kosovës, ka folur për sektorin e...
-
Hekuran Murati tha se “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”, Lufti Haziri e konsideron “Budallaki politike”
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, foli rret...
-
“Turp” “Kurti duhet të kërkoj falje” – Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla
Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes....
-
Mustafa: Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK do të kemi rritje ekonomike 5%
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për progra...
-
Bekë Berisha jep lajmin e hidhur për vdekjen e nënës
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij. N...
-
Berat Rukiqi: Kryeministri po i fsheh takimet me bizneset
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi thotë se kryeministri Albin Kurti ...