Lajme

Vrasje në Tiranë, theret me thikë 27-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 10 May 2017

Një i ri është vrarë me thikë në mesditë në fshatin Çekrezë të Tiranës.

Mësohet se fillimisht ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur A. K., 27 vjeç, në pjesën e barkut dhe u dërgua në S.Q.U., për ndihmë mjekësore por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli.

-Advertisement-

Specialistët e Krimeve ndaj jetës në D.V.P. Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori, shkruan Lapsi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera