Lajme

Vrasje në tentativë në Prizren, policia arreston të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 29 July 2022

Një person është arrestuar pasditen e së enjtes në Prizren, pasi që kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se i dyshuari nuk ka arritur ta qëllojë viktimën.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse kanë sekuestruar një gëzhojë, kurse nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

-Advertisement-

Më urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera