Lajme

Vrasje në tentativë në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 02 Gusht 2023

Të martën në orët e para të mëngjesit, një burrë ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij në Podujevë, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, është gjuajtur me armë zjarri në drejtim te veturës së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm.

“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy