Lajme

Vrasje në tentativë në Komoran, arrestohen dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 25 June 2022

Dy persona janë arrestuar mesditën e së premtes në fshatin Komoran të Gllogocit, pas disa të shtënave me armë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Gjithashtu, është bërë e ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera