Lajme

Vrasje në tentativë në Ferizaj, policia arreston dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 22 March 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 11:22 e ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera