Lajme

Vrasje në mes të Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 15 January 2018

32-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotme pranë ish-parkut të autobusave në Tiranë quhet Emiljano Boçi. Ai përdorte edhe emrin Roland.

Boçi sapo kishte dalë nga një lokal ku po drekonte bashkë me mikun e tij Melvi Disha, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur në shpatull, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se Boçi ka dalë dy vite më parë nga burgu, pasi ishte dënuar për plagosje. Në vitin 2010 u krye një tjetër atentat ndaj tij në Selitë, ku mbeti i plagosur. 3 javë më parë, Emiljano Boçi ishte kthyer nga Gjermania.

-Advertisement-

Kur ndodhi atentati, Boçi dhe Disha ishin në makinë.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti vetëm gëzhoja, pasi viktima dhe i plagosuri u nisën menjëherë drejt spitalit.

Policia është në vendin e ngjarjes por nuk raportohet të ketë rënë në gjurmët e autorit.

Dyshohet se viktima, i plagosuri dhe autori kanë qenë bashkë kur u krye atentati. Dyshohet se Emiljano Boçi dhe Melvi Disha mund të jenë qëlluar nga brenda makinës. Burimet bëjnë me dije se mbi ta është qëlluar me një armë me silenciator. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera