Lajme

Vrasje masive e qenëve endacak në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 20 August 2019

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, njofton se në Ferizaj qentë endacak po vriten në mënyrë masive.

“Aktivistët tonë në Ferizaj po lajmërojnë që gjendja është alarmante dhe vrasjet nuk kanë të ndalur. Ne kemi njoftuar policinë dhe shumë shpejt do të hulumtojnë më mirë mbi këtë mizori”, thona nga FDK-ja.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, thotë kujdes, ka pamje të rënda. Ju lus, shpërndani sa më shumë këtë post, në mënyrë që të informohen të gjithë për këtë dhe duke shpresuar që sado pak mobilizohen dashamirësit e kafshëve endacake dhe t’i zbulojnë abuzuesit dhe vrasësit!

-Advertisement-

“Tani ose kurrë, aksionet lokale të vendit, mund ta ndihmojnë këtë situatë”, thonë nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.


Ky fondacion kërkon nga Komuna e Ferizajt ju reagim të menjehërshëm, ndërsa nga policia e cila është në vendin e ngjarjës, duhet t’i gjejnë vrasësit sa më shpejt dhe të dënohen me burgim, ashtu siç e parasheh neni 346 i Kodit Penal të Kosovës. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera