Lajme

Vrasje mafioze në mes të autostradës Tiranë-Durrës

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 25 April 2017

Një ngjarje e  rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, teksa dy persona janë qëlluar me kallashnikov dhe kanë mbetur të vdekur në makinën e tyre, raportojnë qytetarët.

Qytetarë në vendngjarje kanë shkruar pranë JOQ se një makinë ka ndaluar duke i bërë pritë tjetrës dhe më pas ka shtënë drejt saj me kallashnikov dhe viktimat janë dy djem të rinj.

“Sapo ndodhi një vrasje në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit. Po presim Policinë sepse janë dy të vdekur nga breshëritë. Nuk kam mundësinë ta shikoj mirë por xhamat ishin me gjak dhe ka pafund njerëz dhe makina të ndaluara. Makina e qëlluar me armë është përplasusr më pas nga një makinë tjetër. Di vetëm që jetojmë në Kolumbi”, përfundoi qytetari për JOQ.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera