Lajme

Vrasja në Prishtinë, flet avokati: Ishte aksidentale

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 28 January 2021

Një qytetar shqiptar kishte mbeturi bllokuar nga bora me kamionin e tij në Mal të Zi.

Ai ka qëndruar për tri ditë resht pa ngrënë e pa pirë dhe nuk është ndihmuar nga askush, derisa pas tri ditësh është takuar nga disa të rinj që i kanë ofruar diçka për të ngrënë e për të pirë, shkruan Reporteri.net.

Ai i dëshpëruar dhe me lot në sy në një video të publikuar u lutej autoriteteve shqiptare që ta tërheqin nga vendi ku ka mbetur i bllokuar.

-Advertisement-

Pas kësaj video, disa qytetarë të asaj ane i kanë dalë në ndihmë shqiptarit. Dy vëllezër malazez kanë dhënë para dhe kanë mundësuar nxjerrjen e shqiptarit që kishte mbetur i bllokuar në borë.

Ata njoftojnë se ai tani është shëndosh e mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera