Lajme

Vrasja në Pejë: Viktima ishte veteran i UÇK’së, u qëllua nga djali i axhës për çështje pronësore

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 24 April 2021

Gazetari Florent Zeqaj ka nxjerr tjera detaje nga vrasja që ndodhi sot në Pejë. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Zeqaj tregoi se e njihte personalisht viktimën dhe se ishte veteran i UÇK’së.

Gazetari gjithashtu zbuloi se dorasi dhe viktima ishin djem të axhës, ndërsa deri te vrasja erdhi për shkaqe pronësore.

“Kjo vrasje sot më tronditi mua dhe Kosovën. Kjo tronditje bëhet edhe më e madhe nga fakti se unë e njihja viktimën Bashkim Brahimaj, më të pija shpesh kafe sa here që takoheshim në Radavc e Novosellë, apo në rrugë kur shkoja për në Lipë. Bashkimi, ishte një djalë i mirë dhe ish-ushtar i zoti i UÇK-së. E keqja e kësaj tragjedie rritët edhe më shumë më fakti se Bashkimi, nga Novosella e Pejës, u vra sot nga një anëtar i familjes së tij (djali i axhës) si rezultat i një mosmarrëveshje pronësie, pronë e cila nga sot nuk ka asnjë vlerë as për viktimën dhe as për dorasin”, shkroi Zeqaj.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikci, ka thënë se turpi i viktimës është dërguar në për obduksion.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Policia ka njoftuar vrasja ka ndodhur gjatë ditës, ndërkohë që njoftimi i policisë është bërë rreth orës 14:00.

“14:40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kjo vrasje sot më tronditi shumë mua dhe Kosovën. Kjo tronditje bëhet edhe më e madhe nga fakti se unë e njihja viktimën…

Posted by Florent S Zeqaj on Saturday, April 24, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera