Vrasja në Pejë, familja Panxha mohon vrasjen e 2 vëllezërve
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 23 July 2017
Familja Panxha nga Kosuriqi i Pejës, tre anëtarë të së cilës u arrestuan nën dyshimet për vrasjen në mesnatë në pyllin e këtij fshati të vëllezërve Arsim e Ramiz Berisha, mohuan përfshirjen e të arrestuarve në ngjarjen e rëndë.
Dje në mëngjes u arrestuan tre vëllezër me mbiemrin Panxha, ndërsa Haxhi Panxha, vëllai tjetër i të arrestuarve, tregoi si policia hynë në oborrin e shtëpisë.
“Na nuk e dimë veç kur i kemi parë policinë në oborr. Me ata persona kurrë diçka s’kemi pasur,miq i kemi. Sen nuk di ma gat”, tha Panxha.
Haxhi Panxha pranoi se mali ku u krye vrasja e sotme e dyfishtë është pronë e vëllezërve të tij të arrestuar, por mohoi lidhjen e tyre me vrasjet.
Panxha tregoi se vëllezërit e tij ishin në gjumë kur policia erdhi t’i arrestojë.
“Po mali është pronë e vëllezërve, amo s’kemi të bëjmë me atë punë hiq asnjë. Jemi befasuar vetë kur e kemi parë policinë ne natje (mëngjes) se janë ardhë, i kanë arrestuar tre vëllezërit, fjetur kanë qenë”, tha ai.
Panxha foli edhe për vrasjet e dy vëllezërve tjerë Berisha në vitin 2006. Tha se familja e tij nuk ishte e përfshirë as në ato vrasje.
“Atyre ju kanë vra (djemtë) me tjerë kushëri, kurrgjë s’kemi të bëjmë ne me ata hiq, kurrfarë lidhje me ta s’kemi për ketë rast”, tha ai, shkruan kalllxo.com
Panxha insistoi se me familjen Berisha familja e tij kurrë nuk ka pasur asnjë të keqe.
“Kurrë marrëdhënie të këqija nuk kemi pasur me ta, miq jemi, kurrë prish ndër veti nuk jemi, as kurrë sen s’kemi pasur njëri me tjetrin”, tha Haxhi Panxha.
Në këtë familje pas vrasjeve të para 11 vjetëve dhe vrasjeve të sotme kanë mbetur gjallë vetëm nëna e moshuar e djemve të vrarë dhe gruaja e njërit prej tyre
Të tjera
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...