Lajme

Vrasja në Pakashticë dyshohet se ndodhi nga pakujdesia gjatë gjuetisë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 13 January 2022

Vrasja e mbrëmshme në Podujevë dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia në gjueti.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kohës sa ishin në gjueti një person dyshohet se ka vrarë një burrë me pushkë gjuetie.

Sipas policisë konstatimi i vdekjes së viktimës është bërë nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Derisa për shkak të terrenit të papërshtatshëm FSK-ja ka asistuar policinë në tërheqjen e trupit.

Raporti i plotë:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë,  më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera