Lajme

Vrasja në Klinë, policia jep detaje për rastin dhe pesë të arrestuarit

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 29 April 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen dhe plagosjet e djeshme që kanë ndodhur në fshatin Volljakë të komunës së Klinës.

Policia me anë të një komunikate të zgjeruar për media ka thënë se rasti është raportuar në orën 20:40, në parkingun e një restaurant në këtë fshat.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Policisë:

Më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restauranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast:

A.G. lindur me 1980

N.G. lindur me 1992

A.G. lindur me 1998

B.G. lindur me 1985

B.G. lindur me 1974

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera