Lajme

Vrasja në Gllogjan: Në pritje të ekspertizës nga jashtë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 24 December 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke pritur disa ekspertiza të cilat janë dërguar jashtë vendit.

Mehmeti njoftoi se janë duke i pritur edhe disa rezultate që ndërlidhen me çështje të ndryshme teknike.

Në Komisionin për Siguri ai bëri të ditur se hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare dhe se mbetet ende punë për të zbuluar në tërësi rastin.

-Advertisement-

“Sa përket rasteve të pazbuluara nga e kaluara, rastet janë dorëzuar në prokurori. Një pjesë të punës rreth rastit të caktuar e bartë edhe prokurori përkatës. Sa i përket rastit të fundit në Gllogjan ne kemi bërë angazhimet tona. Aktualisht jemi duke punuar, për këtë rast kemi edhe arrestime. Hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare. Hetimet janë ende në një fazë të caktuar, s’mundemi me thënë në fazën fillestare, por kanë bërë disa progrese, jemi duke i pritë edhe disa ekspertiza të cilat i kemi dërguar jashtë vendit, jemi rezultatet duke i pritë. Po ashtu janë duke u pritë edhe disa rezultate të tjera të cilat ndërlidhen me çështjet e ndryshme teknike. Aktualisht mendoj që kemi kryer një pjesë të punës pas këtij rasti, mirëpo mbetet ende për të punuar”, tha Mehmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera