Lajme

Vrasja në Ferizaj, dënohet me 15 vjet burg Meriton Aliu

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 27 October 2017

Gjykata në Ferizaj shpalli fajtor sot Meriton Aliun për vrasjen e 20 vjeçarit Samir Rexha.

Meriton Aliu u dënua sot me 15 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj për vrasjen në gusht të vitit të kaluar të Samir Rexhës.

Prokuroria e akuzonte Aliun për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

-Advertisement-

Gjatë gjykimit disa dëshmitarë kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.

Nëna e të vrarit Rexha nuk kishte mundur të dëshmojë në njërën nga seancat, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej.

Në seancën e kaluar Meriton Aliu shprehu keqardhje për atë që ndodhi, duke thënë se nuk kishte dëshiruar një gjë të tillë./kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera