Lajme

Vrasja e vogëlushit në Bazel – zyrtarë të ambasadës kosovare vizitojnë familjen

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 22 March 2019

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se sot gjatë ditës Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Bazel, të një 7 vjeçari me prejardhje nga Kosova, nga një e moshuar, shtetase zvicerane.

“Për këtë qëllim, personeli konsullor i Cyrihut, ka vizituar qendrën policore në Bazel, e cila është duke u marrë me rastin”.

“Deri më tani, bazuar në informatat preliminare, të komunikuara nga autoritetet policore, në lidhje me këtë vrasje makabre, është bërë e ditur se autorja e krimit ka dhënë një version fillestar, në lidhje me aktin kriminal, ku për pasojë humbi jetën, i riu, I. M”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga MPJ.

-Advertisement-

Me kërkesë të ministrit, Pacolli, personeli diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës ka vizituar familjen e të riut, ku i kanë shprehur tronditjen dhe pikëllimin e thellë të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, familjarët janë siguruar se Konsullata e Republikës së Kosovës do të jetë në gatishmëri të plotë dhe të vazhdueshme, që të ofrojë çfarëdo përkrahje në këto momente të vështira për familjen”.

“Konsullata në Cyrih, në kuadër të fushëveprimit të saj, është udhëzuar që të mbajë komunikim të ngushtë me autoritetet policore dhe të drejtësisë në lidhje me rastin”, shkruhet më tej në këtë komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera