Vrạsja e vitit 2010 në diskotekë- Policia nuk e gjen në shtëpi Granit Elshanin që u dënua me 24 vjet burg, dyshohet se u largua nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 27 September 2024
Granit Elshani, ishte akuzuar për vrasje të rëndë në kafiterinë “City Club” në Pejë.
Gjykata e Apelit mori vendim për ndryshimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila vitin e kaluar shpalli aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit, dhe e dënoi me 24 vjet burgim.
Sipas vendimit të Apelit, Granit Elshani duhej të dërgohej në paraburgim, por Policia nuk e ka gjetur në shtëpi, madje ai dyshohet se nuk ndodhet në Kosovë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.
“Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, me kryetar të trupit gjykues Sulltan Dobraj, bazuar në aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, APS.nr.18/2024 të datës 20.09.2024, me të cilin është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit G.E., ka lëshuar në të njëjtën datë urdhëresë për Stacionin Policor në Pejë, që i pandehuri G.E. të dërgohet nga shtëpia e tij në Qendrën e Paraburgimit“.
Muqaj ka thënë se sipas familjarëve të tij, Granit Elshani nuk ndodhet në Kosovë.
“Nga raporti i policisë për zbatimin e urdhëresës, jemi njoftuar se i pandehuri G.E. nuk është gjetur në shtëpi, dhe sipas deklarimit të familjarëve të tij, ai nuk ndodhet në Kosovë.
Më datën 24.09.2024, Gjykata ka lëshuar një urdhërarrest drejtuar Stacionit Policor në Pejë, duke i urdhëruar ata të ndërmarrin veprime për arrestimin e të pandehurit G.E. dhe ta dërgojnë atë në Qendrën e Paraburgimit. Deri në atë moment, nuk kishte asnjë informacion lidhur me ekzekutimin e urdhërarrestit të datës 24.09.2024, dhe Gjykata ka konstatuar se Stacioni Policor në Pejë nuk ka arritur ende të ekzekutojë këtë urdhërarrest.
Gjykata, duke u bazuar në faktet e lartpërmendura, ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për të lëshuar urdhër për shpalljen e Letërreshtimit vendor. Sot, më datën 27.09.2024, është lëshuar Letërreshtim vendor, i cili do të shpallet nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Pejë, në të gjitha Stacionet Policore të Kosovës dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës“, ka konfirmuar Muqaj.
Të tjera
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...