Lajme

Vrasja e tetëvjeçarit: Qytetarët në Fier nënshkruajnë peticionin për kthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 18 November 2021

Qytetarët e Fierit janë duke pritur në radhë që të nënshkruajnë një peticion me anë të të cilit synohet që të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri.

Kjo iniciativë është ndërmarr pas vrasjes së tetëvjeçarit Mateo Vllasia nga 38-vjeçari, Klodian Calamani.

Gazetari News 24 në Shqipëri, Ervis Kuçi ka thënë për Klan Kosova se ky peticion do të dorëzohet tek autoritetet në mënyrë që të arrihet qëllimi se për çfarë po bëhet.

-Advertisement-

Ndërkohë ai ka theksuar se prej tre dekadash dënimi më vdekje nuk është i lejuar dhe se ka pak gjasa që ai të rikthehet në fuqi.

Dje ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera