Lajme

Vrasja e shqiptarit në Australi, gjykata shpall fajtorë 4 të akuzuarit

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 29 October 2020

Një gjykatë e lartë në Australi gjeti fajtor katër persona për vrasjen e një refugjati shqiptar.

Benjamin Mitchell, Alfred Rigney, Matt Tenhoopen dhe Aaron Carver u shpallën fajtorë për vrasjen e Urim Gjabrit, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2018, në Adelaide.

Një juri prej 10 grash e 2 burrash i gjeti ata fajtorë për vrasjen e shqiptarit në një shtëpi ku rritej kanabis.

-Advertisement-

Gjabri u gjet i vdekur në banesë.

Sipas grupit hetimor, ai ka jetuar për disa kohë, por një plagë në kokë ka qenë fatale për të.

Gjaku i gjetur, i shpërndarë nëpër kanabis, tregon se si ka lëvizur nëpër shtëpi në tentativë për të shpëtuar veten, ndërsa trupi i pajetë u gjet vetëm tre ditë pas ngjarjes.

Analizat e ADN, të gjetura mbi një thikë dhe bish cigareje të gjetur në banesë lehtësuan punën e autoriteteve australiane.

Dyshohet se shkak i vrasjes së 46-vjeçarit mund të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.

Lënda narkotike e gjetur në banesën e viktimës ishte marrë nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera