Vrasja e shokut për 77 mijë euro, refuzohet kërkesa e gruas së të ndjerit për të mos dëshmuar
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 06 November 2021
Trupi i ri gjykues i kryesuar nga gjykatësi Murat Hulaj, ka refuzuar kërkesën e dëshmitares, Mirjeta Zekaj, e cila kërkonte të mos dëshmonte, në gjykimin ku për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj, po akuzohet shoku i tij, Kreshnik Haliti.
Haliti akuzohet nga Prokuroria e Pejës se privoi nga jeta Mentor Zekaj, për shkak të një borxhi prej afro 77 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitarja Mirjeta tha se ishte ftuar për të katërten herë të dëshmonte në këtë proces gjyqësor dhe dhënia e përsëritur e dëshmisë, ishte duke ia përkeqësuar gjendjen shëndetësore.
“Unë skam çka të deklaroj më tepër se çka kam thënë më herët. Unë nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë kam vërtetimin e mjekut”, shtoi dëshmitarja Zekaj.
Duke e vlerësuar gjendjen e saj shëndetësore, prokurorja e shtetit, Lumturije Vuqetaj kërkoi që deklaratat e dëshmitares Mirjeta të konsiderohen të lexuara, dhe e njëjta të mos dëshmonte për shkak të arsyeve shëndetësore. Ky propozim u përkrah edhe nga avokati i palës së dëmtuar, Gëzim Kollqaku dhe babai i të ndjerit, Bajram Zekaj.
Ky propozim nuk kishte pajtimin e mbrojtësit të pandehurit Halitit, avokatit Besnik Berisha, i cili argumentoi se të mbrojturit të tij i garantohet e drejta për gjykim të drejtë në parashtrimin e pyetjeve ndaj dëshmitarëve.
Avokati Berisha arsyetoi se ndërrimi i kryetarit dhe anëtarit të rinjë të trupit gjykues, kërkonte që gjykimi të fillonte nga fillimi.
“Nuk mund të ketë gjykim të drejtë nëse nuk zbatohet neni 311 par.3 i KPK-së. Ne refuzojmë që të lexohet deklarata dhe jemi që dëshmitarja të dëshmojë kur ajo të dëshiroj. Në të kundërtën do të ishte cenim i barazisë së armëve dhe shkelje e parimit direkt”, tha avokati Berisha.
Më pas kryetari i trupit gjykues, Murat Hulaj vendosi që të refuzonte propozimin e Prokurorisë që deklarata e dëshmitares Zekaj të lexohet, dhe e njoftoi këtë të fundit se kishte detyrim ligjor të jepte dëshminë e saj, dhe ndëgjimi i saj ishte i nevojshëm, për shkak të ndërrimit të prokurores dhe trupit gjykues.
Dëshmitarja Zekaj më pas deklaroi se sot nuk mund të jepte dëshmië e saj për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa u ftua të dëshmoi dëshmitari Fadil Vuqetaj.
Dëshmitari Fadil Vuqetaj, i cili ishte dëshmitar i propozuar nga ana e Prokurorisë, deklaroi se të ndjerin Mentor Zekaj e kishte patur fqinjë dhe kishte raporte të mira më të.
“I ndjeri ka patur një kafiteri afër shtëpisë time dhe kemi patur raporte të mira më të”, shtoi dëshmitari Vuqetaj.
Duke u përgjigjur në pyetjet e drejtpërdrejta të prokurores, dëshmitari Vuqetaj shtoi se në ditën kritike kishte ndodhur një vrasje mirëpo nuk kishte qenë tek vendi i ngjarjes.
Kjo pyetje e prokurores se a kishte ndodhur ndonjë vrasje ditën kritike, u kundërshtua nga avokati Berisha, me arsyetimin se dëshmitari nuk e kishte thënë asnjëherë se kishte ndodhur ndonjë vrasje në ditën kritike.
Mirëpo, se si kishte ardhur në dijeni për vrasjen, dëshmitari shtoi se nuk i kujtohej.
“E keni në deklaratën time që e kam dhënë, kurse tani nuk më kujtohet”.
Pasi u ballafaqua me deklaratën e tij të dhënë në prokurori, dëshmitari shtoi se ishte e vërtetë që në ditën kritike, kishte dëgjuar disa krisma, për të cilat kishte menduar se ishin fishekzjarrë dhe një zë të shtjerrur që po e thërriste me emër.
“Mu ka dok se ka qenë Mentori që më ka thirr dhe ka qenë në gjendje të keqe”, shtoi dëshmitari.
Në këtë gjykim, dëshmitari u ballafaqua edhe me pyetjet e tërthorta të mbrojtësit të pandehurit, avokatit Besnik Berisha.
Dëshmitari i’a pohoi mbrojtësit se të pandehurin Haliti dhe të ndjerit Zeka nuk i kishte parë para dhe as pas ngjarjes kritike.
Mirëpo këtë pyetje të avokatit e kundërshtoi prokurorja, me arsyetimin se dëshmitari nuk kishte deklaruar asnjëherë faktin se kishte parë apo nuk kishte parë të pandehurin pas ngjarjes.
Kjo pyetje u lejua nga trupit gjykues.
“A po i bie që ju nuk e dini se si ka ndodhur ngjarjes mes Mentorit dhe Kreshnikut dhe as përse ka ndodhur kjo ngjarje”, pyeti avokati Berisha.
“Jo nuk e di”, u përgjigj dëshmitari.
Dëshmitari Vuqetaj në fund shtoi se tek vendi i ngjarjes ku qëndronte i ndjeri Zekaj, nuk kishte parë asnjë person tjetër.
Ndryshe, seanca e radhës u caktua më 16 nëntor 2021, ora 10:00, kurse seanca e datës 15 nëntor 2021, u anulua pasi gjykata gjeti të bazuar pretendimin e avokatit Berisha, pasi ky i fundit në këtë datë, kishte një seancë tjetër në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Ndryshe, gjykimi ndaj Halitit ka vazhduar me trupin e ri gjykues, pasi ish-kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri ka ndërruar jetë, ndërsa tani këtë lëndë e gjykon trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Murat Hulaj, me anëtarët Sami Sharraxhiu dhe Musë Povataj.
Gjykata Themelore në Pejë, më 4 korrik të vitit 2018, e kishte gjetur fajtor të akuzuarin Kreshnik Haliti, ndaj të cilit kishte shqiptuar dënim unik prej 22 vite e gjashtë muaj burgim, nën akuzat për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Mirëpo, Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë, me arsyetimin se aktgjykimi ishte i përfshirë në shkelje të procedurës penale dhe vërtetimin jo të plotë të gjendjes faktike.
Kreshnik Haliti akuzohet se më 6 mars 2017, në rrugën “Myrvete Maksutaj”, në Pejë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore e ka privuar nga jeta viktimën, tani të ndjerin Mentor Zekaj.
Sipas aktakuzës, këto veprime kanë ardhur për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur ndërmjet vete tani i ndjeri Zekaj me të pandehurin Kreshnik Haliti, lidhur me një borxh prej afro 77 mijë euro.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri në ditën kritike i përgatitur për vrasjen, e thërret viktimën për të shkuar në qendër të Pejës, me ç’rast me makinën e tij viktima ka shkuar e ka marrë të pandehurin, ku në veturë kanë biseduar për borxhin, ashtu që sapo kanë arritur në vendin kritik, i pandehuri e godet dy herë me një revole të modelit “Pietro Beretta M-70”, e kalibrit 7.65x17mm.
Për këtë veprën penale “vrasje e rëndë”, sipas nenit 179, paragrafi 1 të Kodit Penal, parashihet dënimi me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...