Lajme

Vrasja e rëndë në Peqan të Suharekës, tre të akuzuar dënohen me 57 vjet burgim

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 24 November 2021

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 57 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë, shtytja në vrasje të rëndë dhe ndihma në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Me këtë rast gjykata e ka dënuar të akuzuarin të akuzuarin M.A., për veprën penale vrasja e rëndë me “Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 25 vjet.

Të akuzuarën R.B., për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë me “Dënim me burgim” në kohëzgjatje prej 20 vjet.

-Advertisement-

Të akuzuarin F.F., për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë “Dënim me burgim” në kohëzgjatje prej 12 vjet.

Ndërkaq i akuzuar i katërt R.A lirohet nga aktakuza.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore shpjegohet ngjarja se si ka ndodhur vrasja më datë 06 tetor 2016, të cilën mund ta gjeni mëposhtë:

I akuzuar M.A, me datë 06 tetor 2016, rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan Komuna e Suharekës, i akuzuari me dashje direkte ndërmerr veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës R.B., (e bashkëakuzuara), me bashkëshortin e saj A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., ditën kritike i akuzuari M.A., duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F.F., në fshatin Peqan i cili ky i fundit ka ftuar rreth kryerjes kinse të disa punimeve të rrymës elektrike, i akuzuari M.A., shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e F.F., i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosë e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij “………..” me ngjyrë të bardhë me targa të regjistrimit ………, ku edhe më pas ia lidhë edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vën zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

E akuzuara R.B në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin M.A., në Suharekë më konkretisht në njërën prej takimeve të cilat i ka pas në një pastiçeri para lokalit të saj me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B., duke kërkuar nga i akuzuari M.A., që të kryej këtë akt e cila gjatë bisedave me të akuzuarin M.A., ka deklaruar se viktima A.B., është duke e maltretuar, rrahur dhe keqtrajtuar duke cekur se nëse i njëjti nëse nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për të vrarë – eliminuar bashkëshortin A.B., ashtu që i akuzuari M.A., i shtytur nga fjalët e saja së me datë 06 tetor 2016 rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan, ndërmerr veprime me qëllim të privimit nga jeta të ndjerin A.B., në atë mënyrë që pasi i pandehuri F.F., bisedon me telefon me A.B., dhe takohen në shtëpinë e tij në fshatin Peqan rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, në shtëpi vjen i pandehuri M.A., i cili së pari e kanosë me armë e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., dhe më pas ia lidhë edhe këmbët duke u larguar nga shtëpia në fjalë duke e dërguar të njëjtin – viktimën dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia ven zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

I akuzuari F.F, Me datë 06 tetor 2016 në fshatin Peqan të komunës së Suharekës, me dashje ndihmon të akuzuarin M.A., për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ashtu që krijon kushteve për kryerjen e veprës penale, vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale si dhe bënë fshehjen e provave të kryerjes së veprës penale, në atë mënyrë që ditën kritike pasi më parë është takuar me të akuzuarin M.A., dhe kanë pirë kafe në restorantin “……….” e cila gjendet në fshatin Studenqan, e thirr në telefon tani të ndjerin A.B., me ç ’rast më pas shkon me automjetin e tij e merr të ndjerin duke e quar në shtëpinë e tij në fshatin Peqan, kinse rreth kryerjes së disa punimeve të rrymës elektrike, ku pas një kohe vjen i akuzuari M.A., ku edhe fillon diskutimi në mes të akuzuarit dhe të ndjerit pas së cilës i akuzuari M.A., nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosë e më pas ia lidhë duart e viktimës A.B., duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij “………..” me ngjyrë të bardhë me targa të regjistrimit …………, më pas ia lidhë edhe këmbët duke u larguar nga shtëpia me ç ’rast e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, ashtu që pas kryerjes së vrasjes, dhe djegies së kufomës, kthehet në kafene ku takohet dhe së bashku me veturën e të akuzuarit F.F., shkojnë në drejtim të Suharekës dhe rrugës i akuzuari M.A., e gjuan telefonin dhe kuletën e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera