Lajme

Vrasja e Pudjas, Prokuroria vendos denimin për 3 persona/Foto

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 11 May 2017

Ditën e sotme prokuroria ka komunikuar akuzën e moskallëzimit të krimit për 3 persona Alges Licin, Dritan Buzo dhe Halit Dushën në lidhje me vrasjen e Besnik Pudjas.

Prokuroria do vijoje hetimet për të identifikuar autorët e kultivimit të lëndëve narkotike, pasi në kapanonin ku u gjet i pajete Besnik Pudja kishte gjurmë hashashi.

Pak dite me parë Prokuroria kreu eksperiment hetimor në Kollogjesh.

-Advertisement-

Dyshohet se 36-vjeçari që u gjet i vdekur nga plumbi në një kapanon të tharjes së lëndës narkotike në Kollogjesh të Shëngjergjit, është vrarë.

Këtë dyshim ka Prokuroria e Tiranës pas hetimeve për ngjarjen e 7 tetorit ku viktimë mbeti 36-vjeçari, Besnik Pudja.

Nisur nga trajektorja e plumbit, dëshmitë kontradiktore të personave të pranishëm në vendngjarje, nga pozicioni i trupit të pajetë dhe i armës me të cilën pretendohej se ishte kryer vetëvrasja prokuroria ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me vrasje dhe i lë detyrë policisë të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera