Lajme

Vrasja e policit në Zhur, një muaj paraburgim ndaj mikut të Iran Badallajt

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 14 February 2020

Masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh është vendosur ndaj A.G  nga Gjykata Themelore e Prizrenit, rreth rastit të  vrasjes së policit në Zhur.

Kështu është bërë e ditur në njofitm për media nga Gjykata Themelore, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

-Advertisement-

Masa e paraburgimit  do të llogaritet prej datës së arrestimit, 12.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 13.03.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se i pandehuri me iniciale A.G. dyshohet se i ka kryer tri vepra penale në bashkëkryerje të cilat janë të natyrë së rëndë dhe që kanë rezultuar edhe me humbjen e jetës së një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe lëndimin e rëndë edhe të dy zyrtarëve tjerë policor përfshirë edhe një qytetarë, si për shkak të dënueshmërisë së lartë që i kanoset të pandehurit nëse shpallet fajtor për këto vepra penale, gjykata gjeti se sipas kësaj baze ligjore duhet të caktohet paraburgimi nga arsyet e lartcekura”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera